Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin mafioz mbrëmjen e sotme të 32-vjeçarit Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi në qytetin e Durrësit. Viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.
Gjithashtu, mësohet se i riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij.
Ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
Jetmir Bregu, që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.