Reshjet e dendura të shiut sjellin shpesh problematika në qytetin bregdetar të Vlorës.
Te tilla kanë qenë dhe ato të orëve të fundit për të cilat Bashkia e këtij qyteti ka këshilluar qytetarët e saj të shmangin levizjet dhe parkimin e mjeteve në akset problematike, pas parashikimit për reshje të dendura shiu gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
“Te nderuar qytetare!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.
Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!” shkruan Bashkia e Vlorës.