Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama për lidhjet e qeverisë së tij me mafien siç shkruan ai në një postim në Facebook.
Basha, shprehet se Rama synon shtimin e pasurisë së tij nëpërmjet lidhjeve të mafies, por thekson se opozita do të sjellë ndryshimin së shpejti.
“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien.
Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha bashkangjitur videos së publikuar.