Një person i paidentifikuar ende është gjetur i pajetë nga banorët e fshatit Grapsh në Devoll në një përrua.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është emigrant i jashtëligjshëm.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.