Rrëshqitje dheu dhe llucë balte. Kjo ishte situata e segmentit rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Visokë, gjatë ditës së sotme.
Mësohet se dherat kanë rëshqitur në orën 2.00 të natës.
Për pasojë rruga është bllokuar dhe po punohet për pastrimin e saj.
“Nuk kanë vënë dorë te rruga. Këtu vritesh, shumë e rrezikshme, rruga është pa kanale.Kam gjysmë ore mezi erdha. Nuk hedhin lekë.”
Forcat e policisë në vendgjarje për të orientuar automjetet.