Prurjet e shumta të reshjeve të së dielës, kanë rritur nivelin e lumit Vjosë duke përmbytur përsëri pazarin e gjësë së gjallë pranë Urës së Mifolit.
Aktualisht niveli i Vjosës është 6m e 70 cm, ndërsa piku shënohet në 7 e 50.
Për kreun e Njësisë administrative Novoselë, Kanan Shakaj situata është në kontroll dhe banorët e fshatrave pranë janë lajmëruar për kujdes dhe gatishmëri. Por nëse reshjet do të vijojnë niveli i Vjosës do të rrezikojë banesat dhe tokat në zonë.
“Situata nuk ka rrezikshmëri. Duke parë rënien e nivelit nga Përmeti dhe Memaliaj. Shirat kanë pushuar. Pas 8 orëve këtu do të fillojë rënia. Ka një disfavor sepse deti ka dallgë të mëdha dhe nuk lejon ujin të zbarkojë. Megjithatë nuk ka rrezikshmëri, janë marrë masat. Nëse nuk do të ketë shira nuk do jetë problem”, ka thënë ai.
Ndërkohë banorët janë të frikësuar dhe presin në ankth situatën , çdo të ndodhë me nivelin e Vjosës.