Vaksina Covax, Manastirliu: Në shkurt vijnë dozat e para, ja sa kemi paguar

Shqipëria

Vaksina Covax, Manastirliu: Në shkurt vijnë dozat e para, ja sa kemi paguar

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:06
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore “Qytet Studenti” ka njoftuar që dozat e tjetra të vaksinës anticovid do të vijnë në shkurt.

Manastirliu ka bërë me dije që me Covax është bërë një pagesë prej 4 milion dollarë, ndërkohë që sipas saj vaksinimi do të vazhdojë.

“Vaksinimi do të vazhdojë pasi ne jemi duke siguruar vijimin e furnizimit të dozave nëpërmjet kontratës direkte me Pfizer, nëpërmjet marrëveshjes dhe kontratës me instrumentin e Covaxit.

Kemi paguar gjithashtu 4 milionë dollarë dhe pritet gjithashtu që furnizimet e para të vijnë në shkurt”, ka thënë Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat