Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të arrestuarin Arben alias Arbin Bregu.
Ky i fundit u arrestua nga Policia e Shkodrës pesë ditë pas lirimit të tij nga burgu i Reçit.
Vendimi për lirimin e Bregut nga gjyqtari i Shkodrës Andi Ymeri.
Bregu kërkohet nga drejtësia e SHBA pasi në 2013 ka qëlluar me armë dhe plagosur rëndë një qytetar amerikan.
Sipas gazetarit Elton Qyno, masa e sigurisë është është dhënë në Gjykatën e Shkodrës.
Bregu do të qëndrojë në arrest shtëpie nën mbikqyrjen 24 orëshe të Drejtorisë së Policisë dhe Forcace të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.