Në Shqipëri është shtuar fenomeni i marrjes flakë së makinave në udhëtim e sipër e kjo ndodh për shkak të problemeve teknike.
Kjo ka ndodhur pikërisht ditën e sotme në rrugën nacionale në Elbasan në pjesën e rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Një makinë e markës “Renault” ka marrë flakë gjatë ecjes. Shoferi ka manovruar dhe nxjerrë makinën në anë të rrugës. Ai mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin.
Sipas informacioneve të para fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë të lënduar. Mjetet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin e rënë. Ndërsa policia ka shkuar për hetuar mbi shkaqet e rënies së këtij zjarri.