Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.
Një punonjës i bashkisë raportohet se është rrëzuar duke punuar në vinç.
Nga informacionet paraprake thuhet se punonjësi i bashkisë është transportuar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë dëmtime në trup, duke thyer këmbën.
Vijojnë veprimet nga ana e policisë për rrethanat e ngjarjes.