Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Dritan Hoxha në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe ka përfunduar në stacionin e urbanit.
Deri më tani nga kjo përplasje raportohen vetëm dëme materiale.
Nga fotot e siguruara nga gazetarja e ABC Glidona Daci duken copat e xhamit që janë përhapur në të gjithë trotuarin.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë bërë që ky automjet të humbasë kontrollin duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve që presin autobusin.