Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndarë lajmin e trishtë ndarjes nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulës.
Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Presidenti Meta thekson se Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.
Postimi i plotë
Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.
Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij!