Duke shpërndarë një video nga takimi me të rinj, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se vëmendja duhet të fokusohet tek kjo kategori.
Presidenti bën apel që të mbështetet rinia për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë!
“E gjithë koha dhe vëmendja jonë duhet të jetë e fokusuar tek të rinjtë.
Studentët duhet të dëgjohen, t’u jepet çdo shans dhe t’u krijohet çdo mundësi.
Të rinjtë meritojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo nivel.
Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë!”- shkruan kreu i Shtetit.