Përkeqësimi i motit gjatë orëve të fundit sollën sërish përmbytje në disa zona të vendit. Reshjet e dendura nxorën nga shtrati lumin Vjosë.
Ndërkohë, Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka deklaruar se situata aktualisht nuk është problematike. Mamaj tha se niveli i Vjosës është 7 /20, ndërkohë. Sipas tij situata është nën kontroll dhe po monitorohet.
“Situata nuk mund të quhet problematike. E kemi në monitorim të plotë situatën në Novoselë. E vlerësojmë jo të rrezikshme deri sa të vijë në protokollet e sigurisë. Niveli aktual në Vjosë është 7/20 është rritur për shkak edhe të baticës dhe erëra të forta. Kjo ka sjellë edhe situatën në urën e Mifolit.
Që prej orës 13:00 janë ndërprerë reshjet nëpërmjet dhe Gjirokastër. Kuotat në Përmet janë 3.4 dhe në Memaliaj 5.1. këto kuota na japin garancinë që nuk do të kemi situatë emergjence. Shtabi është i ngritur. Jemi në gatishmëri për të mos u kapur në befasi. Është ende herët për lajmërime për evakuime. Deri tani janë 13 ha të përmbytur në bashkinë Selenicë, shpresoj mos të kemi më shumë”, tha ai.