Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit janë thyer xhamat e një biznesi, konkretisht fast-food.
Ngjarja ka ndodhur shumë pranë Drejtorisë së Policisë.
Efektivë rrethuan zonën për të identifikuar autorin/autorët.
Biznesi është në emër të Ilir Zekthit me origjinë nga Belshi dhe nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Deri më tani nuk raportohet as për para apo mallra të vjedhur.