Nis rënia e nivelit të ujit në lumin Erzen. Nga Shtabi i Emergjencave në prefekturën e Durrësit njoftohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm kjo rënie ka arritur në gjysëm metri.
Nga fshatrat e Sukthit janë evakuar mbrëmë 18 persona nga 3 familje që janë sistemuar në kavalishencën në zonën e Plepave.
Të evakuarit nga Shijaku janë strehuar në Shijak, nuk kanë pranuar që të largohen.
Bashkia ka bërë gati për shpërndarje rreth 250 pako ushqimore për zonën e Sukthit-Katundit te Ri si dhe 60 pako për në Shijak, që do të shpërndahen paradite.
Ndërkohë po pritet rënia e metejshme e nivelit te ujrave per të dërguar zjarrfikëset per shpërlarjen e banesave nga llumrat.