Lumi i Vjosës ka shtuar prurjet e ujit pas mesit të natës dhe niveli i tyre në urën e Mifolit i kaloi shtatë metrat.
Shkak janë bërë sasitë e mëdha të reshjeve të rëna jo vetëm në qarkun e Fierit, por edhe në qarkun e Gjirokastrës në kufi me të.
Banorët e zonës thanë se tregu i gjësë së gjallë nga ana e Vlorës, në Mifol, u përmbyt dhe rrezikohen dhe dy shtëpi.
Nga ana e Fierit, ujërat e lumit kanë mbërritur deri afër trasesë së linjës hekurudhore Fier – Vlorë.