Reshje të dendura dëbore në Korçë, në Dardhë kalimi bëhet me zinxhir

Shqipëria

Reshje të dendura dëbore në Korçë, në Dardhë kalimi bëhet me zinxhir

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Moti i ftohtë dhe i acartë ka sjellë reshje bore në juglindje të vendit tonë.

Në qarkun e Korçës gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje shiu dhe dëbore të një intensiteti mesatar.

Në zonat me lartësi mbi 1250 metra, reshjet janë shoqëruar me erë.

Dëbora në rrugën për në fshatin turistik të Dardhës ka arritur në një trashësi  5 cm deri në 8 cm.

Autoritetet e mirëmbajtjes së rrugës po punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e saj.

Kalimi i mjeteve nga km 7 deri në km 13 për makinat e vogla në aksin e Dardhës, rekomandohet me zinxhir dhe goma dimërore gjatë orëve të paradites. Kalimi në akset e tjera rrugore vazhdon normalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat