Një tjetër arrestim ka ardhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri, ku trajtohen të prekurit me COVID-19.
Së fundmi është arrestuar infermierja e identifikuar si Ronida Hysa, 30 vjeçare, banuese në Durrës.
Arrestimi i saj ka ardhur pas denoncimit të babait të të ndjerit që ndërroi jetë nga COVID-19 pak kohë më parë.
Sipas kallëzimit të F. D., 25 vjeç,nga llogaria bankare e të atit K.D ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit.