Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë.
Sipas informacioneve H.A., banues në Mejdan të Tropojës, në aksin rrugën Bajram Curri – Qafë Morinë, duke drejtuar automjetin tip ’’Volksëagen’’, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip ’’Audi’’ me drejtues shtetasin S. H..
Nga aksidenti janë raportuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.