Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ishte i ftuar pasditen e sotme në “Opinion” ku ka komentuar çështjen e përgjigmeve të antimafias italiane.
Sipas Biberaj, Rama me deklaratën e tij të sotme i dërgoi mesazh SPAK-ut të mos e hetojë çështjen.
“Është fatkeqësi që dalin fakte, argumente për përfshirje dhe lidhje të qeverisë me këto përgjime, aq më tepër kur ato vijnë nga një vend i BE.
Fatkeqësisht nuk kemi sistem drejtësie. Kryeministri doli në një prononcim si një fajtor tha se nuk është i gatshëm për hetime, i dha mesazh SPAK të mos e hetojë çështjen. Nuk kemi respektim të demokracisë dhe ndarje të pushteteve”, tha ai.