Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.
Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.
Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.
Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve.