Forcat e FNSH Shkodër, Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit, sot kanë bërë të mundur shpëtimin dhe evakuimin e një shtetasi te bllokuar në Qafë Thore nga dëbora.
Pjeter Kodra, roje i bujtinës në Qafe Thore, i cili jetonte i vetëm, ka kërkuar ndihmë.
Kjo për shkak se niveli i dëborës përreth kishte arritur në mbi 4 metër duke e izoluar.
Ne Theth, si shkak i reshjeve te vazhdueshme te dëborës situata është përkeqësuar ndjeshëm.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/26/auto_2012015211611694575.jpg)