Përgjimet/ Bardhi: Qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, më 25 prill shqiptarët votojnë për ndryshimin

Shqipëria

Përgjimet/ Bardhi: Qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë, më 25 prill shqiptarët votojnë për ndryshimin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:25
Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama, nga Tahiri me Habilajt, tek dosja 184 dhe përgjimet e antimafias italiane së fundmi.

Ndër të tjera Bardhi thotë se Rama di vetëm të justifikohet dhe nuk di gjë kurrë.

Ndërkohë sipas tij kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e keqe në historinë e Shqipërisë, dhe më 25 prill shqiptarët do ia tregojnë vendin. Për Bardhin askush s’e beson më Ramën dhe shqiptarët do votojnë për ndryshimin.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat