Kreu demokrat, Lulzim Basha kujtoi viktimat e Holokaustit këtë të mërkurë.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai tha se edhe sot është e nevojshme përballja me të keqen.
“Sot në #Holokaustremembranceday kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare. #neveragain #neverforget”
Prej vitit 1996, çdo vit në Bundestag përkujtohen krimet e nazizmit.