Një aksident u regjistrua këtë të mërkurë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Policia njoftoi se një makinë u përplas me një motor.
Për pasojë, ngeli i plagosur drejtuesi i motorit. Ai ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Kurse shoferi i makinës u shoqërua në komisariat për të dhënë sqarime.