KQZ ka konstituar 34 KZAZ-të e para, të cilat do të merren me administrimin zgjedhor për parlamentaret e ardhshme. Ndërsa komisioneri shtetëror dhe nënkomisioneri kanë takuar delegacionin e ODIHR për të diskutuar për teknologjinë në zgjedhje dhe votën e emigrantëve.
88 ditë para parlamentareve të 25 prillit, KQZ ka nisur dorëzimin e materialet zgjedhore për 34 KZAZ-të e para të konstituara.
Komisionerët e KZAZ nr 38, e vendosur në ambjentet e Shkollës së Kuqe në kryeqytet zgjodhwn kryetarin, i cili i takon PS, nënnkryetari PD si dhe sekretarin.
Pas mungesës në zgjedhjet e 2019, opozita është rikthyer me praninë e komisonerëve të saj në KZAZ, por pavarësisht klimës politike, procesi në këtë njësi shkoi pa debate mes PD dhe PS.
Konstituimi i plotë 92 KZAZ-ve në të gjithë Shqipërinë do të zgjasë deri me 29 janar, të cilët do të merren me administrimin zgjedhor të 25 prillit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku gjatë takimit me delegacionin e ODIHR diksutuan për përdorimin i teknologjisë, votën shqiptarëve me banim jashtë vendit, financimi i partive politike si dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale e të tjerë.
Për identifikimin biometrik, KQZ ka kërkuar nga qeveria shqiptare alokimin e pjesës së mbetur të fundit për kompaninë fituese SMARTMATIC.
Ndërsa përsa i votimin dhe numërimit elektronik për 20% të zgjedhësve mund të shkojë sërish drejt dështimit, pasi PS dhe PD nuk kanë rënë ende dakord për zonat zgjedhore se ku do të pilotohet.