Lëvizja Socialiste për Integrim po braktiset çdo ditë e më shumë. Pas largimit të një sërë ish deputetëve si Robert Bitri, Nasip Naço, Lefter Koka apo edhe drejtuesve dhe këshilltarëve bashkiak, ditën e sotme LSI ka marrë një tjetër goditje.
Avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI në Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të lagohet nga partia e Metës dhe Kryemadhit.
Cna kontaktoi me Xhafën, i cili në prononcimin e tij e pohoi këtë lajm, por nuk më shumë detaje se çfarë e shty të marrë këtë vendim.
Por burime thanë se largimi i Esmerald Xhafajt erdhi pas debateve dhe përplasjeve që ka pasur me drejtuesin e LSI për Qarkun Korçë Endrit Braimllari.