Mjeku infeksionit Gent Stroni, foli për infektimin e mjekut Pëllumb Pipero, disa ditë pasi ishte infektuar për Covid-19.
Stroni tregoi se sipas analizave në trupin e Piperos kanë filluar të krijohen antitrupat dhe vaksina e ka filluar të bëjë punën e vet.
“Në fakt Pipero pati një rrufë javën e kaluar, nga të dhënat disa antitrupa nga analizat paraprake që kemi bërë, pra vaksina ka nisur të bëjë punën e vetë”, u shpreh ai.
Më tej infeksionisti rrëfeu se të njëjtat shenja që ka Pipero i ka pasur edhe ai para disa ditësh por nuk ka bërë vaksinë. Kjo deklaratë e tij ka frikësuar moderatoren Eni Vasili, e cila tha se duhet të mbajnë distancë.
Deklaratat:
Stroni: Pipero kishte rrufë si unë. Unë kisha rrufë 2 ditë pas doktorit.
Eni Vasili: Por keni dalë negativ?
Stroni: Jo, nuk jam vaksinuar.
Eni Vasili: A duhet të thotë kjo që duhet të të qëndrojmë larg?
Stroni: Jo. Silva mund të më bëjë tamponin. Në testin e antitrupave isha pozitiv. Niveli i antitrupave më ka dalë 7, ndërsa doktor Piperos i ka dalë 2.