Një plagosje me thikë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Kavajë.
Mësohet se e lënduar ka ngelur një shtetase italiane, e cila është pronare e një restoranti në Itali.
Dyshimet e para janë që ajo të jetë plagosur nga bashkëshorti i saj shqiptar, i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Ky i fundit pretendon se bashkëshortja i ka dërguar njerëz në shtëpi që ta rrihnin.