Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria “s’do mund të futet dot në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë”.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama i drejtohet kreut të shtetit: “Boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”.
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”, shkruan Rama.
Ndërkohë kujtojmë se më herët, kreu i shtetit shkruajti në postimin e tij në Facebook: “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.