Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë edhe sot të jenë të larta, por me tendencë në rënie përgjatë ditës së nesërme.
“Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë ulje të prurjeve”.
Sa i përket situatës së reshjeve, sot pasdite (e enjte, dt. 28) nuk priten shira.
Ndërsa nesër (e premte, dt. 29) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt. 29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 13 °C
në vendet e ulëta: 3 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 5 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 28) dhe nesër (e premte, dt. 29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.