Ka përfunduar numërimi për kandidatët që synojnë një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Nga numërimi del fituese për vendin drejt KLP-së, prokuroja e rrethit të Beratit, Eloida Goxhaj.
Për këtë vend garuan prokurorët e shkallës së parë Eloida Goxhaj, Zeqir Hoda, Albert Kulici dhe Elona Alvora.
Tani nis numërimi për Noisi Dudën, i cili përfaqëson apelet dhe nuk ka konkurentë perballë.
Kjo do të thotë që numërimi do të jetë formal, për të treguar se Noisi Duda fiton automatikisht, në mungesë të konkurentëve.