Fakulteti i Ekonomise, pjesë e Universitetit të Tiranës ka marrë vendim zyrtar që sezoni i provimeve të zhvillohet online.
Fakulteti i Ekonomisë është i dyti fakultet publik në vend që ka vendosur të zhvillojë sezonin e provimeve online, pas Fakultetit të Gjuhëve të Huaja që e mori këtë vendim vetëm pak ditë më parë.
Ndërkohë Universiteti Bujqësor i Tiranës ka marrë vendim se sezoni i provimeve do zhvillohet i alternuar, pra online dhe në auditor. Në auditor, provimet do të zhvillohen në grupe të vogla dhe me turne duke reskeptuar masat anti-Covid. Ndërsa online do të zhvillohen provimet me gojë me studentët.
Mbajtja e provimeve online në fakt nuk përkrahet nga vetë studentët, një përfaqësi e të cilëve u takua javën e shkuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve për t’i kërkuar pikërisht rikthimin në auditor të paktën për sezonin e provimeve.
Në një deklaratë pas takimit, studentët u shprehën se brenda kësaj jave do të marrin një përgjigje nga Komiteti dhe në rast se nuk do miratohet kërkesa e tyre, atëherë ata do të mbajnë protesta duke respektuar masat anti-koronavirus.