Rama i drejtohet Veliajt: Puna me tre turne të jetë taksative! Kemi në dorë që…

Shqipëria

Rama i drejtohet Veliajt: Puna me tre turne të jetë taksative! Kemi në dorë që…

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:08
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj inspektuan sot punimet në kantierin e lagjes “5 maji”.

Ministri Ahmetaj komentoi programin ekonomik që prezantoi sot kryedemokrati Lulzim Basha, duke u shprehur se nuk u tha asnjë fjalë për rindërtimin.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj tha se puna me tre turne duhet të jetë taksative.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Ahmetaj: Opozita nxori pseudo-programin asnjë fjalë për tërmetin, asnjë fjalë për rindërtimin. Do të thotë që njerëzit që janë jashtë do ngelen jashtë.

Rama: Gjëja që unë e kam merak sa i takon ndërtimit të apartamenteve, duhet punuar me 3 turne. Kemi në dorë që pa ceduar te cilësia ta përshpejtojmë maksimalisht ritmin e punës për këto blloqe. Nuk ndryshon vetëm cilësia e jetës por vlera e pasurisë. “5 maji” dhe Kombinati bëhen dy pole të reja urbane. Plus ardhja e institucioneve. T’i rrimë mbi kokë ditë natë punës. Takasative, të punojmë me tre turne.

Veliaj: Po po.

Rama: Jo po po!

Veliaj: Ishin, shirat, tani që s’janë më do ecim para!

Rama: Ok.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat