Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, është infektuar me koronavirus.
Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ambasadori thekson se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime.
Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca.