Bashkëshortja e Myslim Likës, i plagosur sot në atentatin me armë zjarri, në Mamurras ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ndërsa ngjarja u cilësua si “hakmarrje” për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergj Marku, ku një nga bashkëpunëtorët ishte Ilir Xhepaj (Lika) djali i të plagosurit, Dile Lika ngre tjetër pistë.
Dile Lika tregoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala se bashkëshorti i saj, por edhe persona afër tij e kanë parë atentatorin dhe përmend emrin e Zef Markut si njeriu që mund të ketë qëlluar.
Zef Marku është plagosur në 15 maj 2020 nga Ilir Xhepaj e fill pas kësaj ngjarje ai ka marrë pjesë në atentatin e dy biznesmenëve.
“Myslimi ka qenë në varrimin e motrës së tij në Mamurras. U qëllua kur kthehej nga varrimi, teksa shkonte për te shtëpia e motrës nga një makinë e zezë tip Volksëagen me xhama te zinj. Ai vetë dhe personat që ishin me të i kanë parë atentatorët. Është qëlluar me plumb shumë afër zemrës.
Bashkëshorti im ka vrarë Gëzim Çelikun dhe ka plagosur një shtetas italian. Iliri (djali) nuk ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit se më tha merr babin e shkoni bëni be.
Ne nuk shkuam të kërkonim falje se burri është sëmurë. Ka shkuar baba i Eduart Lames i kanë thënë babës së Bujar Likës se te unë ta kesh gjakun, te asnjë tjetër. Për atentatin ndaj Myslimit dyshoj te Zef Marku, nuk e lidh plagosjen e burrit me dy vrasjet. Për dy vrasjet mund ta kishin vrarë në Tiranë burrin tim. Ne kemi pasur kërcënime plot”, tha Dile Lika.