Përse u infektua Pipero? Ekspertët shpjegojnë arsyen se si virusi u shfaq pas vaksinimit

Shqipëria

Përse u infektua Pipero? Ekspertët shpjegojnë arsyen se si virusi u shfaq pas vaksinimit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:04
Pëllumb Pipero

Infektimi i Doktor Pëllumb Piperos nuk mund të vejë në dyshim as cilësinë e vaksinës dhe as sigurinë e saj.

Në ISHP garantojnë se vaksina ka mbërritur në kushte të sigurta dhe po kështu është ruajtur sipas protokolleve të përcaktuara nga kompania Pfizer.

Ekspertët e ISHP thonë se pas dozës së parë të vaksinës mund të infektohesh, por ndërkohë rasti Pipero është për t’u studiuar.

Mikrobiologia Blerta Kika thotë se ekzistojnë dy mundësi për infektimin e Dr. Piperos.

Por, mikrobiologia shkon më tej kur vë theksin se duhet të respektojmë masat anti-Covid në mënyrë strikte pasi sipas saj ndoshta në vitin 2022 do të mund të jemi pak të lirë karshi virusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat