Ambasadorja Kim flet për raportin me Presidentin Meta: Të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por me rëndësi është…

Shqipëria

Ambasadorja Kim flet për raportin me Presidentin Meta: Të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por me rëndësi është…

Më: 28 janar 2021 Në ora: 23:48
Yuri Kim dhe Ilir Meta

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, në News 24 edhe për marrëdhënien me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

E pyetur nëse me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese u bë dhe një paqe mes Ilir Metës dhe ambasadores Kim, kjo e fundit u përgjigj se në të vërtetë ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Presidentin shqiptar.

Zonja Ambasadore, duket sikur keni bërë paqe me Ilir Metën kohët e fundit?

Ambasadorja Kim: Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me të. Si diplomatë, përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë udhëheqësit dhe mendoj se të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, por është me rëndësi që të mbahen hapur linjat e komunikimit dhe të prodhohen rezultate nga ato marrëdhënie. Ndaj, jam e kënaqur që kemi mundësi ta bëjmë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat