Duke reaguar pas deklaratës së koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se garanton Partitë Popullore Evropiane se 99% e popullit shqiptar mezi pret hapjen e negociatave.
Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin
Reagimi i Presidentit Meta
E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.
I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian.