Një 64-vjeçar është gjendur i pajetë në rrugë, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, viktima është shtetasi Petrika Kovaçi.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.