‘Tirja’/ Rama: Mund të ketë edhe 30 raste, por s’e rrëzojnë punën e mjekëve

Shqipëria

‘Tirja’/ Rama: Mund të ketë edhe 30 raste, por s’e rrëzojnë punën e mjekëve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 10:43
Tire Alldervishi

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Korçës duke dhënë shembuj për shëndetësinë e ka quajtur rastin e sanitares Tire Alldervishi.

Ajo u mori lekë të afërmive të një pacienteje me COVID duke u shtrirur si infermiere, si  të neveritshëm.

Mirëpo këtu shtoi se edhe sikur të ketë 30 raste të tilla s’mund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve, sidomos në periudhë pandemie.

“Rasti i sanitares te Shefqet Ndroqi i neveritshëm. Mund të ketë dhe 30 raste por smund ta rrëzojnë investimin e mjekëve dhe infermierëve në mbrojtje të jetës së njerëzve posaçërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor në të gjithë botën”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat