Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare.
Gjatë natës ka pasur reshje në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.
Sipas ARRSH, ka pasur rënie materialesh në segmentet: Kukës-Ura e Zapodit, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Skuraj-Burrel, ku është punuar për pastrimin e rrugës me mjete e punëtorë
Ndërkohë vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet./