Pandemia solli dhe lulëzimin e falsifikimit të dokumenteve. Sidomos të falsifikimit të formularëve të testeve të „covid-19” dhe garancitë e destinacionit të vendit pritës për udhëtarë të ndryshëm në vendet e BE-së e kryesisht në Gjermani.
Ky shërbim ofrohej kundrejt 600 eurove.
Në kuadër të operacionit „Shtegtimi” sot në pranga ra një 18 vjeçar i identifikuar me inicialet O.Gj pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
„Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës„ informoi sot policia e Tiranës.
Ndërkohë më 27 janar 2021, u arrestuan nga Krimi Ekonomik Tiranë të 4 pronarëve të agjensive të udhëtimit.
Të arrestuar janë Ergys Vejseli, 34 vjeç, Gentiana Konini, 44 vjeçe, Klotida Çela, 32 vjeçe dhe Petrit Cara, 37 vjeç.