Një re e madhe tymi ka pushtuar një apartament të një prej pallateve të ndërtuara, aty ku më parë ishte lulishtja “1 Maji”.
Makinat zjarrfikëse kanë ardhur me urgjencë në vendngjarje.
Ndërkohë që tymi i zi që dilte nga apartamenti tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve që po kalonin pranë.
Paraprakisht mësohet se në apartamentin ku shpërthyen flakët nuk kishte njerëz në momentin e rënies së zjarrit.