Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot në përvjetorin e tij të lindjes ish-Presidentin e SHBA-ve, Franklin D. Roosvelt.
Kreu i Shtetit a publikon një mesazh të Roosvelt, që e cilëson një mesazh të mençur e të fuqishëm për çdo epokë, si dhe që na fton për reflektim.
Postimi i plotë
Një mesazh i mençur, i fuqishëm, aktual për çdo epokë dhe që na fton për reflektim, nga Presidenti i SHBA, Franklin D. Roosvelt, sot në përvjetorin e Tij të lindjes.
“Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm: kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat.”