Fundjavë me reshje në të gjithë territorin, ky është parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Fundjavë me reshje në të gjithë territorin, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustruese

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin.

Në zonat jugore dhe veriperëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 11°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat