Ahmetaj flet për herë të parë për darkën te ‘Nusret’: Është mensë mishi

Shqipëria

Ahmetaj flet për herë të parë për darkën te ‘Nusret’: Është mensë mishi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:25
Arben Ahmetaj

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e “Kjo Javë” ku mes të tjerave është pyetur edhe për skandalin e darkës në Dubai.

Ahmetaj tha se nuk ishte aspak një darkë superluksoze dhe se fatura u fallsifikua.

“Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për, që s’bën vaki, nuk bën vaki.

Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”…

Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një fejk njuz! Nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar.

Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh. Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, FTOHEN për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë. Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën…

Dhe ka respekt robi për bukën” tha Ahmetaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat