Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se vaksina e prodhuar nga Moderna arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor të koronavirusit.
Sipas tij, kërkuesit e kompanisë publikuan gjetjet më 25 janar 2021.
Ai shton se të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor.
Reagimi i plotë
? Lajme të mira miqtë e mi!
? Vaksina e Moderna-s arrin të neutralizojë edhe variantin anglez, edhe variantin afrikano-jugor.
?? Kërkuesit e kompanisë Moderna, së bashku me Instituteve Kombëtare të Shëndetit (SHBA) studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021.
? Ata studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë (model shumë i përshtatshëm për studimin e SARS-CoV-2).
? Në përfundimin ata japin përfundime shumë të mira për të dy variantet.
? Varianti anglez (B.1.1.7):
✅ Mutacionet e B.1.1.7 nuk kanë asnjë ndikim në aftësinë neutralizuese të vaksinës.
✅ Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin anglez.
? Varianti afrikano-jugor (B.1.351)
⭕ Mutacionet e B.1.351 ndikojnë në reduktimin e aftësisë neutralizuese të vaksinës (2.4-6.4 fish).
✅ Pavarësisht nga reduktimi, titrat në gjak të njerëzve të vaksinuar mbeten në nivel të përgjithshëm të lartë, (1/290).
✅ Të gjithë kampionët e gjakut të njerëzve të vaksinuar e eleminuan komplet variantin afrikano-jugor.
? Autorët dalin në përfundimin se:
✅ Vaksina mRNA-1273 e kompanisë Moderna e neutralizon krejtësisht variantin anglez dhe variantin afrikano-jugor, edhe pse antitrupat janë më të holluar në rastin e këtij të fundit.
? Më herët, edhe kërkuesit e vaksinës Pfizer (shumë e ngjashme me vaksinën Moderna) kanë dalë në të njëjtin përfundim për variantin anglez që neutralizohet krejtësisht prej saj.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT