LSI prezanton Esmeralda Qirkon si kandidate për qarkun e Beratit

Shqipëria

LSI prezanton Esmeralda Qirkon si kandidate për qarkun e Beratit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:22
LSI ka prezantuar Esmeralda Qirko si kandidate për deputete në qarkun e Beratit.

LSI ka prezantuar Esmeralda Qirko si kandidate për deputete në qarkun e Beratit.

Ka qenë drejtuesi i qarkut Berat për LSI-në, Ardit Çela ai që e ka bërë me dije këtë lajm.

Çela shkruan se Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.

“Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm. Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase. Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese  e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason.

Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e bukur për LSI. Sot është një ditë e bukur për Beratin. Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë! LSI rritet përditë!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat